Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli dhe shefi i Kabinetit të Ministrit, Hasan Hoxha, kanë pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Ioëës, gjeneral brigade Stephen Osborn, i cili ka ardhur për vizitë në Kosovë.
Ai në Facebook tha se në takim u diskutua rreth hapave të ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në funksion të përmbushjes së objektivave strategjike me qëllim forcimin e ushtrisë dhe sigurisë në vend.
Gjithashtu Mehaj tha se e ka njoftuar komandantin edhe në lidhje me përgatitjet e fundit që po bëhen përsa i përket realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, për të cilin ushtrim, ai tha se Kosova është vend pritës.
“Nga ana e tij, Gjeneral Osborne theksoi se partneriteti me Iowa-n do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm, dhe se gjithashtu do të vazhdojë mbështetja këshilluese në implementimin e planit dhjetëvjeçar të FSK-së, ashtu që Forca e Sigurisë së Kosovës jetë ushtri profesionale e ndërveprushme me ushtritë e shteteve të NATO-s, e aftë për të ruajtur paqen në vend, rajon dhe më gjerë. Iowa do të jetë gjithmonë shtet mik i yni por dhe partner strategjik i Kosovës, e aleat i përhershëm i vlerave demokratike”, shkroi ai.