TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Më 18 dhjetor mbahet Samiti BE-Ballkan Perëndimor, Brukseli zbulon temat dhe konfirmon se presidentja Osmani përfaqëson Kosovën

13/12/2024
in Ballina, Lajme
Më 18 dhjetor mbahet Samiti BE-Ballkan Perëndimor, Brukseli zbulon temat dhe konfirmon se presidentja Osmani përfaqëson Kosovën

Kosovo's acting President Vjosa Osmani speaks during a press conference with EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue Miroslav Lajcak (unseen) in Pristina on March 2, 2021. - Lajcak is on a three-day official visit to Kosovo regarding the EU-facilitated dialogue between Pristina and Belgrade. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Më 18 dhjetor në Bruksel do të mbahet Samiti BE-Ballkan Perëndimor ku do të ketë takime pune të fokusuara lidhur me bashkëpunimin politik dhe ekonomik në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu do të diskutohet edhe për implementimin e Planit të Rritjes dhe integrimin gradual të dy rajoneve. Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Bashkimi Evropian.

Takimet do të nisin në orën 17:30 pasdite, ndërsa pas një konference për media që do të mbahet në orën 19:30, do të ketë edhe një darkë pune e liderëve që pritet të nis në orën 20:30.

Në këtë darkë siç i është konfirmuar Gazetë Express, liderët e ftuar do të diskutojnë për kontekstin gjeopolitik dhe sfidat që ndikon bashkë BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

“Takimi do të nisë në orën 17:30 me një sesion pune të fokusuar në bashkëpunimin politik dhe ekonomik BE-Ballkani Perëndimor, zbatimin e Planit të Rritjes dhe integrimin gradual të dy rajoneve. Pas konferencës për shtyp në orën 19:30, do të vijojë një darkë pune rreth orës 20:30, ku liderët do të diskutojnë kontekstin gjeopolitik dhe sfidat që prekin të dy rajonet”, ka thënë për Gazetën Express një zyrtar i Bashkimit Evropian.

Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Presidenti Costa ka ftuar liderët nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Nga ana e Kosovës, presidentja Osmani do t’i bashkohet samitit”, ka thënë ky zyrtar i BE-së për Gazetën Express.

Pas këtij Samiti, në Bruksel më 19 dhjetor do të mbahet edhe mbledhja e Këshillit Evropian. Gazeta Express është interesuar nëse ndonjë prej shteteve anëtare ka kërkuar që të në agjendë të takimit të vendoset edhe çështja e heqjes së masave. Nga Brukseli kanë sqaruar se vendimi për heqjen e masave kthyese për Kosovën merret në nivel të Këshillit, dhe jo në takimin e Këshillit Evropian.

Ky zyrtar i BE-së ka thënë për Gazetën Express se diskutimet në kuadër të Shteteve Anëtare për çështjen e masave janë duke vazhduar dhe se kjo çështje s’do të jetë në agjendën e takimit të Këshillit Evropian.

“Vendimi për heqjen e masave të përkohshme ndaj Kosovës merret në nivel të Këshillit, jo në mbledhjen e Këshillit Evropian. Diskutimet midis shteteve anëtare për këtë çështje janë në vazhdim dhe pika nuk do të jetë në axhendën e EUCO javën e ardhshme”, ka përfunduar ky zyrtar i BE-së për Gazetën Express./GazetaExpress/

ShareTweetShare
Previous Post

Nga 1 janari 2025, Komuna e Prizrenit do ta thjeshtësojë burokracinë e shërbimeve për qytetarët.

Next Post

Takimi lamtumirës, Rama ia dorëzon Çelësin e Qytetit Ambasadorit Hovenier

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Takimi lamtumirës, Rama ia dorëzon Çelësin e Qytetit Ambasadorit Hovenier

Takimi lamtumirës, Rama ia dorëzon Çelësin e Qytetit Ambasadorit Hovenier

Te fundit

Osmani takon me dyer të mbyllura përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Osmani takon me dyer të mbyllura përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

24/10/2022
Tërmeti i fuqishëm godet Iranin, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Sërish tërmet në Turqi

15/02/2023
Aktakuzë ndaj një burri në Prizren: Vendosi kufomë në varrin me kocka

40 ditë paraburgim për futbollistin e Gjilanit, dyshohet se ushtroi dhunë në familje

27/02/2023
Integrimi në BE i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Borrell: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor

Borrell: Kosova dhe Serbia pajtohen për deklaratën rreth çështjes së të pagjeturve

05/04/2023
PSD-ja e vendos Berishajn në kartëmonedhë 500 eurosh

PSD-ja e vendos Berishajn në kartëmonedhë 500 eurosh

16/01/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?