TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

27/12/2024
in Kosovë, Lajme
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka mbyllur më 27 dhjetor një tjetër institucion që vepronte sipas sistemit të Serbisë – Ndërmarrja Publike për Urbanizëm në Mitrovicën e Veriut ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tregoi se Policia ka reaguar pasi ka pranuar informacion se një ndërmarrje e tillë gjendet në një ndërtesë banimi afër Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut dhe më pas ky informacion u vërtetua si i saktë.

“Pasi që është kontaktuar prokurori i rastit, dokumentet që u gjetën atje u konfiskuan dhe disa persona u intervistuan dhe rasti si falsifikim i dokumenteve i bashkëngjitet rastit të mëhershëm që e kishim me strukturën paralele të Mitrovicës së Veriut”, tha Elshani.

Një ditë më herët u mbyllën dy ndërmarrje publike serbe, që punonin sipas sistemit të Serbisë: Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, këto institucione të mbyllura kundërligjshëm kanë grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset për shfrytëzimin “e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre”.

Ndërkaq, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka thënë se Qeveria e kryeministrit Albin urti, po vazhdon me “aksione të paligjshme, përshkallëzuese” në veri të Kosovës.

Nga kjo parti thanë se do të bisedojnë me punonjësit e institucioneve të mbyllura për të shqyrtuar mundësitë e mbështetjes dhe ndihmës që mund t’u ofrohet atyre.

Institucionet enë Kosovëqë veprojnë në sistemin e Serbisë konsiderohen të paligjshme, dhe për këtë arsye, që në fillim të vitit ka nisur mbyllja e tyre.

Deri tani janë mbyllur disa organe të përkohshme komunale, Posta e Serbisë në veri të Kosovës, Banka Kursimore e Postës, Instituti për Sigurime Pensionale dhe Invalidore në Mitrovicën e Veriut, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviç, si dhe disa kompani komunale.

Po ashtu, Kosova ka ndaluar përdorimin e dinarit serb, gjë që ka vështirësuar pagesën e pagave për pjesëtarët e komunitetit serb që marrin rroga nga buxheti i Serbisë.

Këto hapa, Qeveria e Kosovës ka thënë se i ka ndërmarrë për të shtrirë sovranitetin, por është kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar që kërkon që këto çështje të zgjidhen në kuadër të dialogut të Brukselit, në mënyrë që të shmanget rritja e tensioneve në terren.

Në anën tjetër, Serbia refuzon të mbyllë institucionet e saj në territorin e Kosovës dhe shumicën e tyre i ka zhvendosur afër pikave kufitare nga ana e Serbisë.REL

Tags: Policia e KosovesVeton ElshanI
ShareTweetShare
Previous Post

Hamza pret ambasadorin zviceran: Kosova e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara

Next Post

Haradinaj: 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë ka mbingarkesë

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Daut Haradinaj thirrje per protestën e veteranëve: Të jetë e qytetëruar

Haradinaj: 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë ka mbingarkesë

Te fundit

Nga 24 rroga për secilin veç për ta lëshuar punën në Telekom, Sadiku kritikon Kurtin

Nga 24 rroga për secilin veç për ta lëshuar punën në Telekom, Sadiku kritikon Kurtin

21/06/2022
Prokuroria kërkon paraburgim për kryeshefin e KEK-ut

Prokuroria kërkon paraburgim për kryeshefin e KEK-ut

20/04/2023
Dyshohet për sulm seksual ndaj të miturës, Prokuroria në Mitrovicë e liron në procedurë të rregullt

Dyshohet për sulm seksual ndaj të miturës, Prokuroria në Mitrovicë e liron në procedurë të rregullt

28/07/2022
SBASHK-u paralajmëron protesta në shtator: Do t’ia plotësojmë dëshirën Kurtit dhe Qeverisë

Rrahman Jasharaj letër Konjufcës pasi u zgjodh nënkryetar i VV’së, ka një kërkesë për të

24/10/2022
Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së

Der Leyen: E lumtur t’i shoh liderët e Ballkanit në Berlin

03/11/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?