Lojtarët e Gjermanisë mbajtën gojën mbyllur me dorë gjatë fotografisë së përbashkët para ndeshjes me Japoninë në Kupën e Botës.
Arsyeja e këtij veprimi nga lojtarët gjermanë ishte për shkak se FIFA i ndaloi kombëtareve të mbanin shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit në mbështetje të komunitetit LGBT, shkruan Demokracia.com.
Në një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Tëitter, kombëtarja gjermane njoftoi: “Nuk ishte për të bërë një deklaratë politike – të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Kjo duhet të merret si e mirëqenë, por ende nuk është kështu. pse ky mesazh është kaq i rëndësishëm për ne”.
Ata shtuan: “Të na mohosh shiritin është njësoj si të na mohosh zërin. Ne i qëndrojmë qëndrimit tonë.
“Ne donim të përdornim shiritin e kapitenit tonë për të mbajtur një qëndrim për vlerat që mbajmë në ekipin kombëtar të Gjermanisë: diversitetin dhe respektin reciprok. Së bashku me kombet e tjera, ne donim që zëri ynë të dëgjohej”.