Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar disa rregullore.
Këto rregullore lidhen me shtesat, pagën bazë dhe përvojën në punë, kompensimin e udhëtimeve, kompensimin për kujdestari, kompensimin për funksionin shtesë, kompensimin për ekspertët.
Të gjitha këto rregullore ndërlidhen me të punësuarit në sektorin publik.
Kjo është komunikata e plotë e Qeverisë në të cilën njofton për vendimet e marra:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar:
Rregulloren për Shtesën e Nëpunësit të Sistemit Shëndetësor.
Rregulloren për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Performuesin e Artit dhe të Kulturës.
Rregulloren për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, që Ushtrojnë Detyrën Jashtë Vendit.
Rregulloren për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik.
Rregullore për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit.
Rregulloren për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës.
Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.
Rregulloren për Shtesën Funksionale.
Rregulloren për Kompensimin për Funksionin Shtesë.
Rregulloren për Ekspertët që përcakton rregullat dhe procedurën për zbatim të shtojcës 14.4 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.