jatë takimit të Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran, u miratua vendimi për emërimin e Rrezarta Pllanës si koordinatore për funksionalizimin e këtij fondi, shkruan Express.
Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë ka njoftuar se Pllana si koordinatore do të jetë përgjegjëse për strukturimin e ndërmarrjeve publike, si dhe propozimin për themelimin e grupit të ekspertëve.
“Nisur nga propozimi që derivon nga Koncept Dokumenti i miratuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, u miratua vendimi për emërimin e znj.Rrezarta Pllana, Koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran. Koordinatorja do të jetë përgjegjëse për strukturimin e ndërmarrjeve publike, si dhe propozimin për themelimin e grupit të ekspertëve, që do bëhen pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim morën pjesë minister Artane Rizvanolli, Rozeta Hajdari, ministry Hekuran Murati dhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Në hapjen e këtij takimi mori pjesë edhe kryeministri Kurti, i cili theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të funksionalizimit të Fondit Sovran.