Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot dhe pikat kryesore të rendit të ditës kanë të bëjnë me përgatitjen e këtij institucioni për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës.
Në njoftimin për media të lëshuar nga KQZ-ja thuhet se në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të planit të buxhetit për zgjedhjet në komunat veriore dhe gjithashtu për stafin jo permanent për zgjedhjet e jashtëzakonshme në ato komuna.
Ky është njoftimi i plotë i KQZ-së:
– Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes 04/2023
2. Aktivitetet e SKQZ-së
3. Aktivitetet e ZRCKFSP
– Raport për azhurnimet vjetore të partive politike të regjistruara, 31 janar 2023.
4. Raportet e Këshillave të KQZ-së
Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i Projektit dhe Agjendës për “Punëtori në mes zyrtarëve
komunal të zgjedhjeve dhe KQZ-së për planin e punës së KQZ-së për vitin 2023
dhe zbatimin e tij”,
– Shqyrtimi dhe miratimi i listës së Qendrave të Votimit,
– Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave për distinktiv ID-Bexha dhe
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit mbi realizimin e projektit Informimi dhe
Edukimi i Votuesve të Rinj për Zgjedhje.
Këshilli për Buxhet dhe Financa
– Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të planit të buxhetit për zgjedhjet e
jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok,
Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e
Komunave Zveçan dhe Leposaviq 23 prill 2023.
Këshilli për përsonel
– Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të planit të angazhimit të stafit jo permanent për
zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin
Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e
Komunave Zveçan dhe Leposaviq 23 prill 2023.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullave Zgjedhore
6. Të ndryshme.