Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 270.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.