Kryetari i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet ka komentuar së fundmi në lidhje me spekulimet që Zinedine Zidane do ishte trajner i ‘Gjelave’.
Le Graet tha se ai nuk ka folur me Zidane për zëvendësimin e Didier Deschamps në krye të ekipit kombëtar, pasi trajneri francez nënshkroi një zgjatje të kontratës pavarësisht lajmeve që qarkullonin se ai do të largohej pas Kupës së Botës, përcjell lajmi.net.
Kryetari i FFF-së tha për ‘RMC Sport’: “A u përpoq Zidane të më kontaktonte? Sigurisht që jo, unë nuk do të isha lajmëruar, gjithsesi”.
Më pas ishte Mbappe që shkroi në ‘Twitter’ për t’i dalë në mbrojtje Zizous, pas deklaratës së Le Graet: “Zidane është Franca, ne nuk e shpërfillim legjendën kështu…”
Kujtojmë se Zidane vazhdon të komentohet edhe pse aktualisht është i papunë, ndërsa së fundmi u raportua që ai ka refuzuar të drejtojë ShBA-në./