Komisioni për Komunitete e ka mbajtur sot mbledhjen e gjashtë, në të cilën, për punën gjashtë mujore, ka raportuar drejtori i Drejtorisë për Kuluturë Rini dhe Sport, Adem Morina.
Ai i ka pasqyruar aktivitetet e Drejtorisë duke thënë se ato i kanë nisur me Javën e Pavarësisë në të cilnë janë organzizuar aktivitete të shumta.
Më tej në fjalën e tij ai ka thënë se kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe pritet që në tetor të hapet tenderi për Bibliotekën e qytetit, shkruan Tv Opinion.
Gjithashtu e ka përmendur investimin në Qendrën Sportive, festat e qershorit deri te Java e Disaporës, përgjatë të ciës do të organizohen aktivietete të ndryshme.
Sevil Kazaz dhe Marin Përgjoka kanë pyetur për subvencionet dhe për Qendrën Rinore për të cilat drejtori Aden Morina ka thënë se janë ndarë në mënyrë të barabartë, ndërsa Qendra Rinore do ‘i jepet në mënaxhim një OJQ-je që është aktive kurse do ta shfrytëzojnë të gjitha OJQ-të.
Tringa Kasemi nga Shoqëria Civile ka pyetur për transparencën në ndarjen e subvencioneve. Ajo ka thënë se duhet të publikohen emrat e Komisionit dhe të bëhen publike shumat të cilat u janë ndarë OJQ-ve.
Drejtori Adem Morina, tha se zyra ligjore e ka ndaluar të publikojnë emrat e Komisionit dhe shumat me të cilat janë ndihmuar OJQ-të. Përndryshe tha ai me gjithë dëshirë do të bëja publike.
Pyetjet për komunitete kanë dominuar në këtë takim.