Sot është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Gjatë këtij takimi u prezantuan dhe u diskutuan 13 pikat e rendit të ditës, ndërkaq Tajar Susuri dha betimin si anëtar i ri i Kuvendit të Komunës.
Njoftimi i plotë:
𝐔 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥
Është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Prizrenit, gjatë se cilës u prezantuan dhe u diskutuan 13 pikat e rendit të ditës, të parapara për këtë mbledhje.
Në fillim të mbledhjes Tajar Susuri dha betimin si anëtar i ri i Kuvendit të Komunës.
Mbledhja vazhdoi me shqyrtimin dhe miratimin e Rendit të Ditës.
Për pikën pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme, nënkryetari dhe drejtorët e drejtorive përkatëse u dhanë informatat lidhur me kërkesat që u parashtruan nga anëtarët e pranishëm në mbledhje.
Në mbledhje u bë shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për rishqyrtimin e Rregullores 01/2021 për Taksat Komunale Nr. të protokollit 001/011-141354, sipas kërkesës së MAPL-së, Nr. 43-782-2-2021 dt. 05.10.2021.
Anëtarët e Kuvendit Komunal, kanë bërë Shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale (KAB), 2023-2025.
Gjithashtu, u shqyrtua edhe informata rreth Raportit të punës së Këshillit të Qendrës Historike të Prizrenit.
Në këtë mbledhje u bë shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për lejimin e shpalljes së ftesës publike për konkurim për anëtarë të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit.
Janë miratuar edhe dy propozim nisma: Nisma për bashkëpunim komunal ndërkombëtar (Prizren-Bodrum) dhe Nisma për bashkëpunim komunal ndërkombëtar (Prizren-Edirne).
U shqyrtua edhe informata rreth Raportit të punës dhe Raportit Financiar të Kompleksit Evropa.
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së shoqatës së gastronomëve me Nr. 00-030/84217 të dt.07.06.2022 për lirimin nga pagesa të shfrytëzimit të hapësirave publike (terrasave) për bizneset e gastronomisë për një vit (sezonin veror 2022).
Në mbledhje u dha edhe Informata rreth Raportit të punës 6 mujor të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Pika e fundit që u miratua nga anëtarët e Kuvendit, ishte shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Kartës së Qytetit “E Drejta mbi Qytetin e Prizrenit”.