Mashtruesi i kriptomonedhave, Faruk Fatih Özer, i cili u arrestua në një plazh në jug të Shqipërisë ka dalë sot para Gjykatës së Elbasanit e cila ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg. Kështu autoritetet shqiptare i kanë dhënë dritë jeshile ekstradimit të tij drejt Turqisë.
Ai ishte arratisur nga Turqia për në Shqipëri në prill të vitit 2021 dhe që prej atëherë jetonte në vende të ndryshme, kurse së fundmi në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.
28 vjeçari u arrestua në një kompleks vilash në Drimadhë. Bashkë me të në polici u shoqëruan Evaldo Haxhiu 37 vjeç nga Durrësi, nipi i Armando Dukës dhe 36 vjeçari nga Tirana, Bojken Shkëmbi, të cilët ndodheshin me të.
Ozer prej një vit është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Intepol Ankara për veprat penale, “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
Gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia e Ozerit u ndanë me policinë turke, pas së cilës identiteti i tij u konfirmua, ndonëse kishte bërë ndryshim në pamje.