TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

MAShTI do të ndërtojë çerdhe të parafabrikuara, Nagavci: Trend i ri, mund të lëvizin sipas nevojës së popullsisë

13/04/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Nagavci: Sfidat në Arsimin profesional janë të shumta
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ministria që ajo drejton është duke punuar intensivisht në edukimin e hershëm të fëmijëve, përkatësisht në ndërtimin e çerdheve, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se ministri ka planifikuar që të ndërtojë çerdhe të parafabrikuara të cila janë trend në botë dhe që mund të lëvizin nga një vend në një tjetër në varësi të nevojës së popullsisë.

Nagavci ka thënë se edukimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për fëmijët dhe shoqërinë në përgjithësi, teksa ka treguar se në fillim të mandatit të saj është zotuar për 160 çerdhe të reja.

“Një nga prioritet tona ka qenë edukimi i hershëm i fëmijëve. Kemi finalizuar Ligjin për Fëmijëri të Hershme. Element tjetër po aq i rëndësishëm është edhe krijimi i infrastrukturës së duhur për fëmijët. Kemi dhënë zotimin se do t’i ndërtojmë 160 çerdhe gjatë mandatit tonë”

“Ndërtimi i çerdheve është drejtuar në tri drejtime kryesore, ndërtimi i çerdheve të reja dhe rikonstruktimi i atyre të vjetrave. Ndwrsa, po fillojmë punën për ndërtimin e çerdheve të parafabrikuara, që është një trend i ri i agjendës së gjelbër që shkurton kohën e ndërtimit nga dy vite ne katër muaj. Kanë mundësi që të lëvizin nga nja vend në tjetrin varësisht lëvizjes se popullatës”.

“Për 2 vjet qeverisje, kemi ndërtuar 4 çerdhe, një në Prizren, një në Istog, që janë ndërtime të reja. Një në Zhegër të Gjilanit kemi adaptuar një shkollë në çerdhe dhe po ashtu në Viti. Pas përfundimit të këtyre çerdheve i kemi në proces 19 objekte për çerdhe, prej tyre janë 14 të reja, në Istog, Klinë, Suharekë, Komoran, Gllogoc, Prizren, Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan. Po ashtu jemi në proces te adaptimit të pesë shkollave në çerdhe”.

Ajo ka treguar se gjashtë çerdhe do të ndërtohen me fondet e IPA-s. Tha se janë marrë parasysh nataliteti, madhësia e vendbanimeve, në mënyrë që çerdhet të ndërtohen aty ku edhe nevojitet.

“Synim i jonë është që të ndërtojmë çerdhe edhe në zonat rurale që t’ju ofrohet mundësi dhe qasje e barabartë në edukimin e hershëm edhe fëmijëve të këtyre zonave.”, ka shtuar ajo.

Ministrja ka treguar se së shpejti do të shpallet edhe tenderi për ndërtimin e çerdheve të parafabrikuara, teksa ka ftuar komunat dhe kompanitë për bashkëpunim.

“Kemi finalizuar edhe studimin e fisbilitietit të çerdheve të parafabrikuara që janë trend në botë. Studimi ka treguar që ekzistojnë mundësitë që ato të krijohen. Ne tashmë kemi filluar një bashkëpunim me komunat dhe kemi filluar që t’i dërgojmë letra kryetarëve të komunave. Shumë shpejt do të kemi takim më kryetarët e komunave që të shtojmë bashkëpunimin në këtë drejtim. Kemi përgaditur gjithë materialin e nevojshëm për shpalljen e tenderit për ndërtimin e çerdheve të parafabrikuara dhe ftoj të gjitha kompanitë që të ofrojnë projektet e tyre”.

“Për dy vite kemi arritur që t’i realizojmë 24% të premtimeve por synojmë që mandati jonë të përfundojë me të gjitha premtimet e plotësuara”, tha ajo.

Tags: Arberie NagavciMASHT
ShareTweetShare
Previous Post

Biden nënshkruan përfundimin e emergjencës kombëtare të Covid-19

Next Post

Ambasada e ShBA-së reagon për sulmin ndaj Valon Sylës

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Ambasada e ShBA-së reagon për sulmin ndaj Valon Sylës

Ambasada e ShBA-së reagon për sulmin ndaj Valon Sylës

Te fundit

Ambasadori Hovenier viziton Mitrovicën Veriore

Ambasadori Hovenier viziton Mitrovicën Veriore

12/07/2022
Deputeti i LVV-së: Do të jem kundër Qeverisë nëse nuk reflekton për veteranët

Humolli: Nëse Kurti dhe VV nuk realizojnë premtimet e fushatës, duhet të mendoj për largim nga partia

16/11/2022
SHBA: Nuk arriti t’i mbronte 19 nxënësit e vrarë në shkollë, shkarkohet polici

SHBA: Nuk arriti t’i mbronte 19 nxënësit e vrarë në shkollë, shkarkohet polici

25/08/2022
Trajkoviq: Mbyllet qendra e regjistrimit të veturave në Rashkë, nuk ka më targa “KM”

Trajkoviq: Mbyllet qendra e regjistrimit të veturave në Rashkë, nuk ka më targa “KM”

24/11/2022
Akuzohet për posedim të kokainës, kjo është deklarata në Gjykatë e Osman Azemit

Akuzohet për posedim të kokainës, kjo është deklarata në Gjykatë e Osman Azemit

27/01/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?