Anëtarësia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) do të jetë pjesë marshit në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve njëzëri kanë vendosur që edhe SBAShK-u të jetë pjesë e këtij marshi.
“SBAShK në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në universitete për mbështetjen e aktivitetit “Marshojmë për drejtësi” organizuar nga iniciativa
‘Liria ka emër’. Në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që edhe SBASHK me një numër të konsideruar të anëtarësisë të marr pjesë në këtë aktivitet”, thuhet në njoftim.
Në përkrahje të këtij marshi i cili do të mbahet me 2 prill në Prishtinë kanë dalë parti politike. Liderë politik, shoqata të dala nga lufta e sindikata.