Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ia ka numëruar dëmet që janë shkaktuar nga kokëfortësia e kryeministrit Kurti brenda pak javëve.
Përmes një reagimi në Facebook, Nitaj ka thënë se arritja e marrëveshjes është e mirë se ardhur, por kjo po ndodh me shumë plagë.
“Mirë që u arrit marrëveshja, por përse me kaq shumë plagë?”, është shprehur Nitaj.
Reagimi i plotë:
Edhe “t’fikun edhe t’koritun”
Mire qe u arrit marreveshja, po perse me kaq shume plage?!
Dhe cka i solli Kosoves kokefortesia e nje kryeminiatrt vetem per pak jave?
1. Acarimin e maredhenieve me ShBA;
2. Acarimin e raporteve me BE;
3. Pezullimin e procesit te Liberalizimit te vizave;
4. Note negative per Kosoven te vleresuar si pale jobashkepunuese;
5. Zhvleresim te punes shumevjecare te integrimit te veriut te vendit;
5. Shtim te kerkesave ndaj Kosoves, jo vec per targat por edhe per asociacionin;
6. Shpenzim te do pareve per zgjedhje ne veri;
7. Ngjizje te celulave antiperendimore…
…dhe te gjitha keto per cfare?
Qe t’i kapercejme gjithe keto deshtime si Kosove e te kthehemi edhe nje here ne piken fillestare te para pak javeve!
Kjo dmth edhe “te fikun edhe te koritun”!