Jeff Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e targave.
Hovenier, në Twitter, ka vlerësuar qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që kanë rezultuar me arritjen e kësaj marrëveshjeje, shkruan lajmi.net.
Ambasadori ka deklaruar edhe se kjo marrëveshje e rritë sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve.
“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Hovinier.