Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar pas marrëveshjes për energji mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Ajo thotë se normaliteti po kthehet në çdo cep të vendit.
Postimi i plot:
Lajme optimiste nga Brukseli për zbatimin e marrëveshjes për energjinë!
Përfundimisht normalitet në sistemin e faturimit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa përjashtim për katër komunat në veri.
Një prej sfidave më të rënda për sistemin elektroenergjetik të Kosovës që nga përfundimi i luftës, po i vjen fundi.
Normaliteti po kthehet në çdo cep të vendit pa përjashtim!