Marrëveshjet e Elon Musk e kanë bërë të vështirë për bankat e tij si Morgan Stanley, Bank of America dhe Barclays – të shesin borxhin e kërkuar për të bërë marrëveshjen me Twitter.
Kjo ka bërë që ata ta mbajnë të tërë shumën prej 13,182 miliardë eurove, raporton The Wall Street Journal. Me të vërtet një lëvizje e nivelit tjetër e “mbaj birrën time”, sepse kërcënon të ndalojë blerjet me levë.
Zakonisht banka i shet borxhet për të krijuar një blerje, dhe shkon drejt marrëveshjes tjetër. Por pasi ata “po i mbajnë birrat e Musk” ato nuk i kanë “duart e lira” për “mbajtjen e birrave” të tjetër kujt, transmeton Telegrafi.
Ose, siç shkruan WSJ, “Lëvizja e Twitter kërcënon të ndalojë tubacionin e blerjes me leva në bllokim duke lidhur kapitalin që Wall Street mund ta përdorte për të mbështetur marrëveshje të reja.”
Një pjesë e arsyes për mbajtjen e borxhit të Musk është edhe sepse apetiti për të ka rënë për shkak të kushteve financiare. Por një pjesë tjetër e arsyes është edhe qasja e shpejtë e Musk në marrëveshje.
Musk dhe Twitter kanë kohë deri me 28 tetor që ta mbyllin blerjen e tij të planifikuar, dhe nuk ka asnjë garanci që miliarderi i paparashikueshëm do të vazhdojë me blerjen ose se nuk do të lindin probleme të tjera.
Nëse marrëveshja nuk mbyllet deri me atë datë, atëherë këto palë do të shkojnë përsëri në gjykatë në muajin nëntor.
Kjo do të thotë se bankat nuk do të kishin kohë të mjaftueshme për të tregtuar borxhin ndaj investitorëve të palëve të treta, një proces që zakonisht zgjat me javë, edhe nëse do të donin ta shesin atë tani.
Nga The Verge shkruajnë se ana negative e të qenit të paparashikueshëm është se shifrat e tilla të parave me të vërtetë nuk i pëlqejnë surprizat! /Telegrafi/