Qeveria daneze dështoi dje të merr mbështetjen e nevojshme në parlament, Folketing, që të financojë një burg që planifikoi ta merrte me qira në Kosovë për shkak të një mosmarrëveshje për një takse të vendosur nga BE, shkruan Euractiv, përcjellë Demokracia.com.
Në dhjetor të 2021-ës, Danimarka nënshkroi një marrëveshje me Kosovën që të merr me qira një burg në qytetin e Gjilanit, 50 kilometra në jug të kryeqytetit, Prishtinës, që të zhvendos 300 të burgosur të dënuar me dënime të rënda.
Por të enjten, qeveria Socialdemokrate dështoi të pranojë fondet e nevojshme nga parlamenti pavarësisht konsensusit të gjerë politik në qarqe të ndryshme.
E djathta ekstreme Partia e Popullore, konservatorët e krahut të djathtë dhe liberalët e majtë deklaruan se ata do të votonin kundër financimit – edhe pse Danimarka nënshkroi marrëveshje me Kosovën në dhjetor të vitit të kaluar.
Problemet rrjedhin nga një interpretim i legjislacionit të BE-së, i cili, sipas qeverisë daneze, kërkon palët financuese të marrëveshjes për Shërbimet e Burgut me para nga një TVSH e re në licencat e të drejtave të autorit në art dhe kulturë, përcjell Demokracia.com.
Por në kundërshtim me çfarë zyrtarët e ministrisë së Taksave dhe Drejtësisë kanë thënë, avokatët nga firma ligjore Gorrissen Federspiel thanë se Danimarkës nuk i nevojitet të prezantojë një taksë të re të atillë.
Për financimin e dërgimit të burgosurve nga Danimarka në Kosovë, 19.6 milionë dollarë do të duhet të gjinden diku tjetër shkruan Euractiv.