Enzo Maresca ishte trajner i Parmës në Serinë B këtë sezon, por raportohet se po kthehet në Manchester City si ndihmës trajneri i Pep Guardiolës.
42-vjeçari ishte shkëputur nga roli i asistentit për të drejtuar skuadrën U-23 të Manchester Cityt, më pas mori rolin e trajnerit te Parma në verën e vitit 2021.
Sidoqoftë, kjo zgjati vetëm 14 ndeshje para se të shkarkohej në nëntor të vitit 2021.
Tani – Sky Sport Italia raporton se Maresca do të kthehet në Manchester City si ndihmës trajner i Guardiolës, duke zëvendësuar Juanma Lillo.
Ai e kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij drejtuese në rolin mbështetës te Ascoli për Fulvio Fiorin, Sevilla nën drejtimin e Vincenzo Montella dhe Joaquin Caparros, më pas për 64 ndeshje në West Ham United me Manuel Pellegrini.
Maresca është gjithashtu i njohur edhe për kalimet e tij si lojtar, duke përfaqësuar skuadrat si West Bromwich Albion, Juventus, Bologna, Fiorentina, Sevilla, Olympiacos, Malaga, Sampdoria dhe Palermo përpara se të pensionohej në vitin 2017.