Manchester City janë duke punuar për një tjetër goditje në merkato.
Pak kohë pasi kanë transferuar Erling Haaland, Man City duan të bëjnë përforcime për mesfushën.
Kalvin Phillips është një nga emrat e identifikuar dhe thuhet se është i duhuri për të mbuluar hapësirat e Fernandinho, përcjell lajmi.net.
Manchester City janë optimistë për transferimin e mesfushorit të Leeds United dhe do të shtyjnë në maksimum për të kompletuar lëvizjen.
Ata besojnë se mund të mbyllin një marrëveshje për një shumë prej 45-50 milionë funte.
Burime nga të dyja klubet thonë se një ofertë zyrtare është afër të publikohet.