Malisheva ka nënshkruar kontratë profesionale me talentin e saj të juniorëve, Arbenit Hajdarin.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.
“FC Malisheva – Shkolla e Fubollit nxjerrë edhe një talent me përspektivë. FC Malisheva ka nënshkruar kontratë profesionale me sulmuesin e kategorisë së juniorëve Arbenit Hajdari për t’iu bashkuar ekipit seniorë”, thuhet ndër tjera në njoftimin zyrtar.
Me ardhjen e trajnerit të ri Bylbyl Sokoli, Malisheva ka bërë disa përforcime në afatin kalimtar të janarit.
Të hënën (dje) klubi që bën gara në Superligën e Kosovës ka zyrtarizuar edhe dy përforcimet e reja, Faruk Bihorac nga Sileksi i Maqedonisë së Veriut dhe Florent Avdylin nga Drenica.
Malisheva po qëndron tash e disa ditë në Antalia të Turqisë për të kryer fazën përgatitore para stinorit pranveror.
Malisheva mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e tetë (barazh) me 19 pikë të tubuara pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.