Komuna e Malishevës funksionon vetëm me një çerdhe publike.
Komuna po premton se do të funksionalizojë së shpejti edhe një tjetër, mirëpo nga opozita atje thuhet se ka neglizhencë në realizimin e projekteve të premtuara.
Komuna e Malishevës dhe fshatrat e saj kanë vetëm një çerdhe publike funksionale, ndërsa një tjetër në Kijevë dhe një aneks i çerdhes së qytetës, pritet të inventarizohet.
Zyrtarë të kësaj komune dhe opozita kanë mendime të kundërta rreth zvarritjes së këtyre projekteve.
“Ne kemi lëvizur shumë në drejtim të funksionalizimit të dy objekteve të reja, çerdhes në Malishevë, dhe asaj në Kijevë”, tha Arbëresha Krasniqi, drejtoreshë e Arsimit në Malishevë.
Por, opozita kjo është një neglizhencë që e ka përcjellë me vite të tëra qeverisjen komunale.
“Çerdhja në Kijevë është e përfunduar edhe një pjesë, nuk mund ta quaj çerdhe, po një aneks çerdhe ne Malisheve, këto thuhet se janë përfunduar, mirëpo deri më tani nuk janë future në funksion, ju e dini se është një reshtje procedural se duhet të kompletohet me staf, është çështje buxhetore, është premtu që muajt e parë të këtij viti do të funksionalizohen këto çerdhe, mirëpo deri më tani nuk ka diçka konkrete”, Alban Kastrati, asamblist i PDK-së.
Kurse Veton Zogaj, asamblist i VV-së, pohoi se është premtuar se në janar do të funksionalizohen.
” Me staf, inventor objektet kanë qenë të gatshme asnjërën nuk e ka realizuar, dmth dy çerdhet, kjo në Malishevë dhe ajo në Kijevë, vazhdojnë të mbesin si objekte të zbrazura dhe nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim”, tha Zogaj.
Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëresha Krasniqi, thotë se do të mbahen premtimet për aneksin e çerdhes në qytet, që do të fillojë punë këtë vit, ndërsa për këtë në Kijevë, pritet që funksionalizohet pas disa muajve.
“Rreth funskionalizimit të këtyre dy çerdheve ne pretendojmë që çerdhja në Malishevë të funksionalizohet në shtator, jemi në fazat finale të punimeve”, tha për RTK Arbëresha Krasniqi, drejtoreshë e Arsimit.
Sipas saj brenda këtyre muajve do të funksionalizohet edhe ajo, si objekt është tërësisht i gatshëm.
“Jemi duke punuar në procedurat e furnizimit me inventar dhe unë jam e bindur se edhe kjo do të funksionalizohet shpejt”, tha ajo.
Zyrtarët komunalë kanë thënë se gjatë mandatit katërvjeçar do të ndërtohen edhe pesë çerdhe në fshatra.