Policia e Fierit ka njoftuar se një i mitur ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë, që ka ndodhur në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, mbrëmjen e së enjtes.
Shtetasi me inicialet E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, është arrestuar, pasi rreth orës 22:00, duke drejtuar automjetin tip Audi, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe është larguar nga vendngjarja.
Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00, në spitalin e Fierit. /Telegrafi/