Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka thënë se pranimi i formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga ana e kryeministrit Albin Kurti, do të jetë i pamundur. Ai thotë se kundër kësaj çështje, kanë vdekur njerëz dhe janë djegur institucionet, raporton Ekonomia Online.
Lushtaku e ka quajtur kryeministrin Kurti si njëri pa parime dhe tradhtar.
Ai po ashtu shtoi se nëse kryeministri Kurti e sjellë ne Kuvend shfuqizimin e formimit të Asociacionit ai do ta jap votën për shfuqizim të kësaj marrëveshje.
Sipas tij për këtë çështje nga motivi që Kurti u ka dhënë për të kundërshtuar formimin e “Zajednicës” kanë vdekur edhe njerëz.
“Unë nuk pres nga Qeveria Kurti të pranojë as një marrëveshje për Asociacionin e Komunave serbe sepse e ka kallur Kosovën me këtë çështje duke e kundërshtuar ‘Zajednicën”. Dhe kanë vdekur duke i motivuar Albin Kurti edhe qytetarë që kanë rrezikuar jetën e tyre duke kundërshtuar Asociacionin”, tha ai.
“Dhe nuk më habit fakti që në seancë ka mbështetur Asociacionin. Ka mbështetur, dhe për mua si deputet edhe politikan ky ndryshim është misterioz, hipokrizi e madhe por të njëjtën kohë është edhe tradhti. Unë para se mu mbajte seanca ku deklaroj Kurti për Asociacioni se do ta pranojë, unë e kam dhënë mbështetjen time që nëse e sjell në Kuvend do ta japë votën time për shfuqizimin e Asociacionit të Komunave. Por ja që e lëshoj bajrakun edhe në këtë pjesë dhe shihet qartë që nuk e ka pasur as një parim, por gjithë këtë luftë për pushtet e ka bërë për karrigen e tij të Kryeministrit”, tha tutje ai.