Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, me të cilin kanë biseduar për procesin e Vettingut. Kurti në takim do ta presë edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, mirëpo jo edhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas Zyrës për Komunikim Publik të Kryeministrisë, nga LDK kanë deklaruar se kontributin e tyre do ta japin në Kuvend.
“Me qëllim të njoftimit të mëtejmë lidhur me këtë proces, koordinimit të përbashkët dhe përfshirjes së gjithë akterëve, Kryeministri Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive parlamentare të opozitës: Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar takimin me Kryeministrin Kurti, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se do të japin kontributin e tyre në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.