Futbollisti kroat Luka Modriq ka konfirmuar se Botërori i Katarit do të jetë kompeticioni i tij i fundit madhor në fanellën e kombëtares kroate.
Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Modriq për ESPN, transmeton Demokracia.com.
“Jam i vetëdijshëm se jam në një moshë të caktuar dhe se kjo është gara ime e fundit për kombëtaren kroate”, tha Modriq.
Modriq deri më tani ka luajtur 154 ndeshje për kombëtaren kroate dhe ka shënuar 23 gola, ndërsa kapiten u bë në vitin 2016 pas lamtumirës së Dario Srna.
Pas kësaj ai e largoi Srna nga pozita e rekordmenit sipas numrit të paraqitjeve në fanellën e kombëtares.
Për vendimin e Modriqit do të dihet shumë më tepër pas Botërorit në Katar. Skuadra kroate e futbollit do të garojë në Kupën e Botës në Grupin F me Belgjikën, Kanadanë dhe Marokun.
Kupa e Botës në Katar fillon më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor./Demokracia.com/