Ministrja gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, do të vijë në Kosovë ku pritet të takohet me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës si dhe përfaqësues të partive opozitare.
Ajo do të qëndrojë për vizitë dyditore më 22 dhe 23 tetor, ku pritet të marrë pjesë në takime që kanë të bëjnë edhe me energjinë.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ku ka treguar se në kuadër të këtij udhëtimi, ajo do të marrë pjesë edhe në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Në kuadër të këtij udhëtimi Dr. Luehrmann do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të zhvillojë biseda bilaterale me përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me përfaqësues të partive politike opozitare, të shoqërisë civile, si dhe do të vizitojë edhe fabrikën për prodhimin e paneleve diellore, Jaha Solar Factory dhe parkun për prodhim të energjisë diellore në Obiliq”.
“Përmbajtjet e bisedave do të përfshijnë temat aktuale politike të spektrit të gjerë, si dhe atë të klimës dhe energjisë”.