Nga tani, Partia Lëvizje Socialiste për Integrim do të quhet Partia e Lirisë.
Lajmin e dha ish-presidenti Ilir Meta sot në Konventën Kombëtare.
Ndryshimi i emrit të partisë vjen pas ndryshimeve statutore që u miratuan në fillim të Konventës.
Ilir Meta: Prandaj e di që ju që jeni këtu keni dhimbje, keni nostalgji për LSI-në, por nuk besoj se keni më shumë se unë, edhe mund të keni. Ne e krijuam LSI-në për të shpëtuar procesin e integrimit europian që e bllokoi Fatos Nano, për hajdutërinë e tij në dogana. ishte ai rotacion falë LSI-së që Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e asociim stabilizimit në 2006.
LSi bëri çdo gjë dhe për statusin dhe për marrjen e rekomandimit, por e dini se ku jemi tani ka vetëm një rrugë, referendumi është granacia që Shqipëria do jetë e shqiptarëve. Keni parë se si shiten e blihen politikanët, por nuk ka forcë në botë që t’i blejë 3 mln shqiptarë. Mos harroni atdheun, fëmijët tuaj dhe fëmijët tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë.
Atdhe nuk gjejnë dot, atdheu është vetëm këtu. Mos harroni se nJë gjimnaziste 16 vjeç nga Berati, nga një nga familjet më patriotike, e Tutulanëve, shkruante në hartim, më pyet shpesh vëllai më i vogël që dëgjonte historitë e atdheut dhe të pushtuesve, motër po ç’na duhet atdheu, eh vëllaçko i thashë, je i vogël e nuk e kupton, kur të rritesh do e kuptosh, atdheu na duhet që të jetojmë të lirë.
Prandaj ju ftoj nga partia e LSI-së në partinë e lirisë, në partinë e sovranitetit, në partinë e referendumit.
Do të matemi shumë shpejt, partia e patronazhistëve dhe Dushan Mugoshës, partia e lirisë dhe e gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike. Rroftë Kosova, shtet i pavarur, lavdi kombit tonë!
Konventa Kombëtare e LSI-së miratoi këtë hënë ndryshimet e Statutit. Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga LSI, ndërsa Komiteti Organizator i ka dhënë drejtimin Ilir Metës. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho.