Njëra nga trashëgimtaret e Top Channel-it sot feston ditëlindjen.
Bëhet fjalë për Lori Hoxhën. Ajo ka pranuar urime të shumta qysh nga mesnata.
Por, një urim emocionues e mori nga motra e saj, Sara, e cila ka pak ditë prej kur u bë nënë për herë të parë.
Sara ka postuar një fotografi të Lorit krah vajzës së porsalindur Ruya, teksa shkroi fjalët më të mira që mund t’i pranonte një motër për ditëlindje.
“Ddy vajzat e mia te preferuara. Gëzuar ditëlindjen L. Gjatë gjithë jetës ne kemi mbajtur dorën e njëra-tjetrës në çdo hap, dhe sot jam më krenare të them se nuk ke më nevojë për timen. Edhe pse rrugët tona mund të jenë të ndryshme, ti dhe unë do të jemi gjithmonë nxitësit më të mëdhenj të fansave të njëra-tjetrës. Vazhdoni të jesh vetja”, ka shkruar Sara.