Pas raportimeve se ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka lobuar kundër njohjes së Kosovës në disa vende aziatike ka reaguar Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela.
Vela ka thënë këto vizita po i bën në vendet që janë të ndikuara nga Rusia dhe këtë e quajti një veprim të dëshpëruar të tij.
“Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë!”, ka shkruar Vela në Twitter.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në vizitën e tij në disa vende aziatike ka lobuar që për mosnjohje të Kosovës nga ato shtete./21Media