Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin tavan të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Me anë të një komunikate për media, bëhet e ditur se nafta është liruar për 1 cent, çmimi aktual 1 euro e 71 centë, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq, benzina është liruar për 2 centë, çmimi aktual 1.56 centë.
Ndërkaq gasi mbetet njëjtë, 0.78 centë.