Në një rrëfim special kryetari i Nismës Socialdemokrate, duke folur për procesin gjyqësor ndaj 4 të akuzuarve Fatmi Limaj ka deklaruar se procesi i tij gjyqësor ka qenë fitore për Kosovën.
“Ju kam thënë aktgjykim im i shërben Kosovës, përdoreni, e kanë përdorë kroatët, nuk është përdorë, ne kemi probleme sepse pa na ndodhë nuk veprojmë”, tha Limaj.
Ai tha se ka kërkuar që studiues të shkojnë të studiojnë rastin e tij gjyqësor.
“Nuk ka askund më shumë që është përfolur lufta çlirimtare se në Kosovë. Nuk ka në botë kryengritje që është hetuar më shumë se UÇK-ja, tha Limaj.