TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Limaj: Shkaku i Kurtit njohja nuk është në marrëveshje, Serbia fiton nga plani franko-gjerman

18/02/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Limaj: Kosova është pa kryeministër, Kurti ka hequr dorë nga detyrat e tij
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka degraduar në dy vitet e fundit. Sipas Limajt, fajtor për këtë është vet kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Limaj ka folur edhe për planin e prezantuar nga evropianët, të cilin e konsideron si humbje për Kosovën. Thotë se me këtë rast, Serbia e fiton Asociacionin dhe nuk e njeh Kosovën si shtet. Limaj ka folur edhe për pozicionin që e ka Kosova dialog, për të cilin thotë se është në disavantazh.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kreu i Nismës thotë se njohja reciproke është larguar nga kjo marrëveshje, teksa konsideron se dialogu ndër vite e ka pasur këtë synim.

“Ka degraduar dialogu për dy vitet e fundit, nga bisedimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen brenda. Kanë qenë tri principe; e para marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obliguar me njohje brenda. E dyta ka qenë një princip që nëse nuk merremi vesh për të gjitha, nuk jemi marrë vesh për asgjë dhe e treta njohja në fund. Të gjitha këto u zhduken dhe erdhëm në një situatë me një propozim (plani franko-gjerman), dhe kjo ka ardhë si rezultat i sjelljes së këtij njeriu (Kurtit)”, thotë Limaj.

“Ato zhvillime e tensionime që ndodhën në veri të vendit, praktikisht jemi në një situatë ku ne sot 14 për qind e territorit të Kosovës nuk ka ligjshmëri. Një pjesë e madhe e territorit, sot është e paqeverisshme, nuk ka institucione të Kosovës. Bota po thotë se është problem sigurie. Për t’u rikthyer serbët në institucione, duhet me u plotësu kushtin që e kanë nxjerrë, pra Asociacionin”, u shpreh Limaj.

Teksa ka folur për marrëveshjen e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Limaj thotë se kërkesat e ndërkombëtarëve nuk e përmendin më njohjen reciproke.

Shkak sipas tij janë ngjarjet që ndodhën në veri të Kosovës, me ç’rast fajtor e bën kryeministrin Kurti.

“Dy presidentët e ShBA-së, Trump dhe Biden, kanë kërkuar njohjen. Tash më nuk ka këso kërkesa. Tashmë vijnë mesazhe nga këto qendra që duhet pranohet marrëveshja franko-gjermane që nuk e ka njohjen brenda, dhe ky është degradim, kjo ka ndodhur për këto dy vite, sepse ato ‘filmat’ që u bënë vitin e kaluar e kur policia jonë u bllokua nga barrikadat vitin e kaluar në veri, pra të gjitha këto krijuan një situatë krejt tjetër të pakoordinuar e të pamenduara, dhe ia dhanë një shkas presidentit Vuçiqit që t’i largojë serbët nga institucionet”, tha ai për EO.

Limaj ka thënë se në procesin dialogues, Kosova është në situatë të vështirë. Thotë se në këtë fazë, Serbia del më shumë fituese se sa Kosova.

“Kurrë pozicionin më të vështirë negociues nuk e kemi pas sikur tani. Me këtë marrëveshje që po flitet tani, vetëm Serbia fiton. Nuk humb asgjë, njohje nuk jep, Asociacionin e fiton. Kosovën e ka humbur territorialisht moti. Të gjitha këto negociata janë bërë që me e pas njohjen e ndërsjellët. Njohjen nuk e jep, çka jep tjetër Beogradi nga ky proces, asgjë përveç që merr. Asociacionin pa njohje”, u shpreh Limaj.

Tags: Fatmir Limaj
ShareTweetShare
Previous Post

Rrëmbehet nën kërcënimin e armës një burrë në Prishtinë, Policia jep detaje

Next Post

Familjarët e veteranëve të luftës kërkojnë rritjen e pensionit

Related Posts

Policia me fushatë vetëdijesimi apelon tek qytetarët që të mos i përdorin telefonat gjatë ngasjes
Kosovë

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

by TV OPINION
22/03/2023
Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në
Ballina

Mblidhet Qeveria, këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës

by TV OPINION
22/03/2023
Dita Botërore e Ujit
Lajme

Dita Botërore e Ujit

by TV OPINION
22/03/2023
Dy seancat plenare të kësaj jave, pritet të miratohet rregullorja e re
Ballina

Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara

by TV OPINION
22/03/2023
Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë
Ballina

Moti për ditën e sotme

by TV OPINION
22/03/2023
Next Post
Veteranët e luftës top-prioritet i administratës Biden në SHBA, Kosova i injoron

Familjarët e veteranëve të luftës kërkojnë rritjen e pensionit

Te fundit

Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi

Presidetja Osmani thërret në takim partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në 4 komunat në veri

11/11/2022
Starton ndeshja e Bad News Eagles në turneun Republeague

Starton ndeshja e Bad News Eagles në turneun Republeague

08/06/2022
23 vite nga dita e çlirimit të Therandës

23 vite nga dita e çlirimit të Therandës

13/06/2022
Gazprom: Bie furnizimi me gaz rus në Evropë dhe Ukrainë

Gazprom: Bie furnizimi me gaz rus në Evropë dhe Ukrainë

18/06/2022
MSH publikon raportin, këto janë rastet e reja me COVID-19

Numër alarmant i rasteve me Covid edhe sot, Ministria publikon raportin

26/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje
  • Mblidhet Qeveria, këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?