Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur mundësinë e ribashkimit me Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo gjë sipas tij po bëhet për shkak “se vendi ka marrë drejtimin e gabuar”, raporton Ekonomia Online.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Limaj ka thënë se situata aktuale ia ka detyruar që ta bëjnë një front të përbashkët opozitar. Limaj në këtë intervistë ka folur edhe për aktakuzën e krerëve të shtetit, për të cilën thotë se ngjason me të tij dhe të Ramush Haradinajt, të cilët u shpallen të pafajshëm.
Limaj tha se është e rëndësishme që të kuptohet se kjo qeveri do t’i sjellë të marrëveshje të keqe Kosovës, duke theksuar nevojën e krijimit të këtij fronit opozitar.
“Unë kam miq shumë, përditë takohem me njerëz, kemi një histori të përbashkët, kemi shumë gjëra të përbashkëta, bile e kemi një pjesë të identitetit tonë politiko-historik, sidomos në luftë dhe pas luftës, prandaj nuk janë të pazakonta këto takime e tilla. Ajo që mund të them për ju është se kemi dalë një ide në gjendjen çfarë është sot, ka nevojë për një front të përbashkuar, në bashkimin e forcës dhe po unë jam i interesuar ti bashkoj forcat, edhe me individë edhe me qytetarë, me ata që janë të brengosur në rrugën në të cilën është vendi, kursin cilin e ka kjo Qeveri, me një frymë që ka përvojë brenda dhe që e ka energjinë e re, t’i bashkojmë forcat për të pasur një opozitë të fuqishme”, tha Limaj, teksa shton se detajet e fronit opozitar do të bëhen të ditura më vonë.
“Formula sesi vijmë deri te një bashkim, atëherë mbetët me u diskutu. Por ajo se cfarë dua të them është kjo. Unë po kërkoj me u bë bashkë të gjithë ata që e ka rreh zemra në një vend dhe që e kemi një qëllim. Nuk besoj se është mirë që është mirë me shku mbrapa, me qenë dikund ku je me zemër të thyer dhe me mendje të turbulluar, prandaj kemi ardh te një ide të një bashkimi të atyre që u rreh zemra në një vend dhe mendjen e kanë në një objektiv”, tha tutje Limaj.
Limaj ka folur edhe për kundërshtitë që ka brenda PDK-së. Thotë se është vendim i tyre.
“Unë mendoj që këta njerëz që mendojnë dhe u u rrah zemra në një vend, duhet të bashkohen, ta gjejnë një rrugë të bashkëpunimit. Formula sesi vjen deri aty, ia lëmë kohës, por një fillim të bashkëpunimit duhet të jetë, ata që kanë dëshirë, kush nuk e sheh të nevojshme këtë ribashkim, është vendim i tyre. Unë me kolegë të mi, besojmë që koha për një bashkim të atyre që u rrah zemra në një vend, dhe e kanë një mendje të njëjtë dhe mendojnë njëjtë, është koha për bashkim, për bashkëpunim dhe ne kemi dalë dhe e kemi bërë këtë hap dhe jemi duke i ftuar të gjithë të bashkohemi rreth një koncepti të përbashkët, që pastaj mund të prodhojë një bashkim elektoral edhe mund të vijnë formulat tjera që ia lëmë rrugës të tregojë. Për ne jemi dalë sepse besojmë që koha po e kërkon një rifuqizim sepse zhvillimet e deritanishme po ta imponojnë dhe po tregojnë se vendi e ka marrë drejtimin e gabuar”, tha Limaj.
Kreu i Nismas ka folur edhe për aktakuzën e ish-krerëve të UCK-së. Limaj ka thënë se aktakuza e tyrë është e ngjashme me akuzën e tij dhe të Ramush Haradinajt. Për këtë, Limaj beson se do të shpallen të pafajshëm.
“Cështjen e kemi parë në aktakuzë, unë besoj se mbrotja ka argumentet e mjaftueshme, i ka disa vendime të shkallës së parë në Hagë dhe në Prishtinë, besoj se mbrojtja atje është shumë profesionale, e aftë dhe e përgatitur, njërëz me përvojë dhe ata kanë me ditë me i përdor këto argumente. Besoj se kanë filluar ti përdorin nëpër seanca sa po i përcjellim dhe kanë filluar t’i referohen aktgjzkimeve tona dhe besoj kur të fillojë procesi gjyqësor, duhet të trajtohen”, u shpreh Limaj.
Limaj ka thënë se të njëjtit janë mirë me shëndet dhe se e kaluara e tyre ishte në rrugë të drejtë.
“Mirë me shëndet, i kam vizituar, të gjithë janë mirë me shëndet, ndihen mirë dhe ështe shumë me rëndësi që unë kam qen në ato situata, rrethana të tilla është me rëndësi një gjë, për të qenë mirë, nëse ju e bëni gjumin rehat, nëse ju ndiheni mirë me vetën tuaj, nëse asgjë nuk keni peng në shpirtin tuaj, dhe shpjegimi i vetëm është që ju ndiheni krenar për atë që keni bërë. Në fund të ditës, ne jemi në tokën tonë”, u shpreh Limaj për EO.