Princi Harry dhe Meghan Markle festuan ditëlindjen e parë të vajzës së tyre, Lilibete, me një festë në shtëpinë e tyre në SHBA. Mirëpo, vëmendjen këtë herë e rrëmbeu imazhi i ëmbël i vogëlushes, të cilin prindërit e prezantuan për herë të parë me botën. Komentet ishin të pafundme, ku padyshim evidentohej ngjashmëria që ajo kishte me të atin.
Sa i përket piknikut, u organizua nga miqtë e ngushtë të çiftit, ndërsa fëmijët që ishin në shoqërinë e tyre janë argëtuar me aktivitete të bukura, si për shembull lyerja e fytyrës! Harry dhe Meghan kanë shijuar ditën e veçantë të vajzës së tyre, ndërsa torta e vogëlushes kishte një aromë princërore.
Torta e ditëlindjes së vajzës së tyre një vjeçare është kuruar nga pastiçeria e cila ka krijuar edhe tortën e dasmës së Dukës dhe Dukeshës për dasmën e tyre që u zhvillua në vitin 2018. Festa e ditëlindjes u zhvillua të shtunën dhe në të njëjtën ditë pastiçeria ndau një foto të mrekullueshme të një torte, që duket si torta e dasmës së çiftit, e zbukuruar me krem rozë dhe tre bozhure, lulja e preferuar e Meghan Markle. Pra, shumë fansa mbretërorë besojnë se kjo është torta e Lilibet.
“Është torta e Lily-s?”, “ Ndoshta është torta e Lily-t ”, “Një tortë e bukur për një vogëlushe të bukur ”, janë disa nga komentet e fotos së mëposhtme./abcnews.al