Ligji për paga këtë të premte është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit.
Lajmin për Telegrafin e konfirmuan burime brenda institucionit të Avokatit të Popullit ndërsa mësohet se mbi 100 ankesa që janë adresuar te Avokati i Popullit për Ligjin e pagave.
Ndryshe, më 1 shkurt, Qeveria e Kosovës ka miratuar koeficientin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik, në vlerë prej 105 eurosh.
Ligji i Pagave rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorë të sektorit publik. Megjithatë, ka pasur pakënaqësi te disa sektorë.
Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe.