Basketbollistet e Partizanit e kanë mposhtur skuadrën debutuese në Ligën Unike të Femrave, Junior 06 Moni Bau, me rezultat 83:70. Ndonëse prizrenaset ishin përgatitur dhe e nisën ndeshjen të motivuara, nuk arritën ta befasojnë skuadrën tiranase – Partizanin me përvojë.
Në çerekun e parë u zhvillua lojë plotësisht e batëraspeshuar (21:23), mirëpo në dhjetëminutëshin e dytë dhe të tretë tiranaset me lojë angazhuese u shkëputën në rezultat. Me shifrat 51:68 nisi çereku i katërt, në të cilin prizrenaset me Abigail në krye u munduan të ndryshojnë rezultatin, duke ia dalë vetëm ta zbusin disfatën. 70:83 ishte rezultati përfundimtar i klsaj përballjeje në të cilën tek vendëset u dalluan Abigal Ogle me 18 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe Tanyia Gordon me 14 pikë e 13 kërcime. Tek udhëtueset, ndërkaq, u veçuan Sarah Mgbeike me 15 pikë, 9 kërcime e 8 asistime dhe Jenna Dick me 16 pikë të realizuara.
Të premten Junior 06 Moni Bau do ta ketë nje ndeshje tjetër të vështirë kampionale me skuadrën e Bashkimit.