Pas Superkupës Mbarëkombëtare te femrat, Liga Unike në konkurrencën e femrave do të fillojë garat për edicionin e ri.
Xhiroja e parë do të zhvillohet në mesjavën e ardhshme, 8-10 nëntor, ku garojnë tri skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria: Prishtina, Partizani i Tiranës, Bashkimi i Prizrenit, Flamurtari i Vlorës, Penza e Pejës dhe Tirana, përcjell Demokracia.com.
Kampionia aktuale, Prishtina në xhiron e parë do të përballet me Tiranën si mysafire, në derbin e kryeqyteteve. Ndërkohë, në xhiron e parë do të kemi sfidën mes finalistëve të Superkupës Mbarëkombëtare, Flamurtarit dhe Bashkimit, kurse kampionia e Kosovës, Penza do të ndeshet me fituesin e Kupës së Shqipërisë, Partizanin e Tiranës.
Do të zhvillohen dhjetë xhiro, ku më pas katër skuadrat më të mira do të kualifikohen në “Play-off”, që do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm.