Ish-lideri i protestave të 97-ës, Muhamet Mavraj në 25 vjetorin e tyre ka vizituar në Hagë krerët e UÇK-së.
Këtë e ka bërë të ditur ai me anë të një postimi në Facebook.
“Ne kete jubile sot do te perqafohem me strateget e lirise dhe pavaresise se Kosoves. Nga te gjallet, ne kete 25 vjetor, askush me shume sesa keta nuk meriton respektin dhe perkrahjen”, ka shkruar Mavraj.
Postimi i plotë:
Ju pershendes nga Haga!
Urime 25 vjetorin e protestave studentore te 1 tetorit 1997!
Ne kete jubile sot do te perqafohem me strateget e lirise dhe pavaresise se Kosoves. Nga te gjallet, ne kete 25 vjetor, askush me shume sesa keta nuk meriton respektin dhe perkrahjen.
Te falat Tuaja po ua percjelli! E di se i pershendesni. /