Robert Lewandowski ka kaluar sot ditën e tij të fundit te Bayern Munichi.
Sulmuesi polak po largohet nga kampionët e Gjermanisë pas tetë vjetësh, për t’u transferuar te Barcelona – transmeton Gazeta Express.
Klubi katalunas së fundi arriti marrëveshje edhe me Bayernin për transferimin e Lewandowskit për 50 milionë euro
“Bild” ka raportuar se 33-vjeçari në mëngjesin e së shtunës është shfaqur në stërvitje me “Bavarezët”, madje ai kësaj here shkoi në kohë.
Reprezentuesi i Polonisë stërviti edhe njëherë me skuadrën dhe gjithashtu ia dha lamtumirën e fundit trajnerit dhe shokëve të skuadrës
Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Lewandowski do të udhëtojë të dielën drejt Barcelonës. Ai do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të katërt. /Gazeta Express/