Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj të pezulloj nga detyra zyrtarët me aktakuza ose do të dorëzojmë kallëzim penal.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Lëvizja Vetëvendosje mes te tjerash ka thene se edhe pse dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vazhdojn të ushtrojn pozitat e tyre në punë.
“Zyrtarët I.G dhe B.R edhe pse janë të akuzuar, ende vazhdojnë të ushtrojnë pozitat e tyre në Komunën e Prizrenit. Madje, njëri nga të akuzuarit është ngritur në detyrë edhe përkundër se ligji e parasheh qartë që ata do të duhej të pezulloheshin nga puna deri në përfundimin e procesit gjyqësor”.
Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren:
Në muajin qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur “Aktakuzë” kundër dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Zyrtarët I.G dhe B.R edhe pse janë të akuzuar, ende vazhdojnë të ushtrojnë pozitat e tyre në Komunën e Prizrenit. Madje, njëri nga të akuzuarit është ngritur në detyrë edhe përkundër se ligji e parasheh qartë që ata do të duhej të pezulloheshin nga puna deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
“Ligji Nr. 08/L-197 Për Zyrtarët Publik” parasheh pezullimin e tyre nga punëdhënësi, në këtë rast Komuna e Prizrenit. Në bazë të ligjit në fjalë, nëse punëdhënësi, në këtë rast Komuna e Prizrenit, është në dijeni që zyrtarët e saj janë nën hetime apo i është ngritur Aktakuzë, ata detyrimisht duhet të pezullohen nga puna.
Andaj, përmes kësaj komunikate i bëjmë me dije kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, që nëse deri më tani nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti, ditët në vijim duhet të ndërmarrë masa në bazë të obligimeve ligjore, përndryshe do të përballet me Kallëzim Penal për mos zbatim të ligjit në fuqi.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, dënon shkeljet ligjore të evidentuara në Komunën e Prizrenit, të cilat përbëjnë një precedent të rrezikshëm për qeverisjen lokale dhe zbatimin e ligjit në vend.
Qytetarët e Prizrenit meritojnë institucione që veprojnë me integritet dhe përkushtim ndaj ligjit. Asnjë tolerancë nuk duhet të tregohet ndaj shkeljeve që minojnë transparencën dhe besimin publik.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren.