Lëvizja Feministe Studentore ka marshuar nga Fakulteti i Filologjisë deri te Rektorati i UP-së, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë kërkuar nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ta shkarkojnë nga pozita zyrtare si profesor i asociuar, Bekim Bejtën.
Madje ata thanë se Bejta duhet të arrestohet e të fillojnë hetimet për kërcënimet ndaj studenteve.
Anita Mjeku, një nga organizatoret, tha se Bejta edhe përkundër akuzave ka vazhduar të ligjërojë.
Gjatë së mërkurës edhe Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë përmes një marshi simbolik kërkuan përjashtimin e Bejtës.