Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në rrugën Kamenicë-Gjilan, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.
Aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve, me ngasës një mashkull dhe një femër.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton lajmi.net.
Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm, ndërsa të tjerët janë liruar.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.