Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Lajmin për Demorkacia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 08:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ajo.