Deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj, ka thënë se çmimet janë dyfishuar që nga viti i kaluar, rrogat janë të njëjta dhe ka ikje të madhe të të rinjve nga vendi.
Postimi i plotë:
“A kemi Qeveri Funksionale? A kemi shtet ?️
Çmimi i 1 Ton Peletit 600 €- trefishim nga viti 2021️
Çmimi i drurit 80€/m – dyfishim nga viti 2021️
Çmimi i Bukës 60 Cent – dyfishim nga viti 2021️
Çmimi i vezëve 4,50 Cent – dyfishim nga viti 2021️
Çmimi i energjisë elektrike – dyfishim nga viti 2021( plus me mungesë dhe krizë energjetike) ️
Rroga e Njëjtë – dyfish më e vogël vlera dhe fuqia e blerjes nga viti 2021Çka ti themi Dimrit dhe si ta bëjmë jetën në Kosovë zt.Kryeministër?
“Me krejt dhe drejt” e stimuluat dhe shpejtuat procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova”, ka shkruar Lekaj në Facebook.