Brenda 30 nëntorit qeveria shqiptare miraton zonat ose territoret ku do të mbillet kanabis për qëllime mjekësore.
Ky proces do të bëhet çdo vit në nëntor, sipas propozimeve që agjencia që do të monitorojë kultivimin dhe përpunimin e kësaj bime narkotike, do të japë.
Bëhet fjalë për 150 hektarë në total në të gjithë vendin, të ndarë në sera 5-10 hektarëshe. Por sa i sigurt është ky proces?
“Që nga këto kritere janë të përcaktuar njerëzit. Këto biznese nuk lulëzojnë në kanabisin mjekësor, por në kanabisin që jemi mësuar të shohim për konsumim. Duket si një gjë e kopsitur, duan ta lejojnë legalizimin e kanabisit, sikurse ndodh edhe me shumë tendera të tjerë që pothuajse janë të përcaktuara, edhe kjo do jetë në kuadrin e tyre”, thonë ekspertët.
Eksportin e bën vetëm kompania e licencuar për ta përpunuar kanabisin, e cila ka eksluzivitetin për 15 vjet. Ndërsa mbjelljen e tij mund ta bëjnë disa kompani që sigurojnë lejen 5 vjeçare për këtë process.
Para mbjelljes , korrjes e transportit duhet të njoftojnë policinë por dhe agjencinë e posaçme që monitoron gjithë procesin.
“Ndërhyrjes politike, biznesit, oligarkëve, nuk do jetë biznes i ndershëm. Ekziston mundësia e abuzimi. Kjo është edhe më e vështirë, flitet për vlera jashtëzakonisht të mëdha monetare”, thanë ata.
Brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, qeveria do të duhet ta plotësojë me akte nënligjore.
Pro legalizimit të kanabisit mjekësor në këshillimin kombëtar votuan 61% e shqiptarëve të pyetur. /Euronews Albania/