Avdullahu Hoti bashkë me Sami Hamitin nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë pritur në takim të mërkurën delegacionin e Misionit të Zgjedhjeve nga zyret e BE-së, Konrad Olszeëski, udhëheqës i delegacionit Eirini Gounari, eskperte e zgjedhjeve.
“Gjatë këtij takimi biseduam për rekomandimet që kanë ardhur ndër vite nga zyrtarët e BE-së dhe shpalosëm rekomandimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Hoti ka shtuar se “nevoja urgjente për të bërë reforma zgjedhore, adresimi i rekomandimeve dhe ndryshimet ligjore që duhet bërë për të pasur zgjedhje sa më të mira ishin temat e diskutimit”.
“Në këtë takim u dakorduam se disa nga rekomandimet për zgjatjen e afateve, ankesat, shpalljen e rezultateve dhe disa ndryshime tjera ligjore të bëhen konform rekomandimeve dhe bashkangjitur me to disa nga qëndrimet e LDK-së”, ka thënë ai.
“Më në fund ka një lloj pajtueshmërie nga të gjitha partitë politike për të çuar përpara këto rekomandime dhe duhet të punojmë së bashku që zgjedhjet të jenë sa më të lira dhe demokratike”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe grupi punues i krijuar brenda partisë janë duke punuar vazhdimisht edhe në komisionin Ad-hoc për reforma zgjedhore. Qëndrimet e LDK-së janë të qarta dhe në frymë me rekomandimet e BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka deklaruar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.