Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me bashkëpartiakë, kanë bërë homazhe tek varri i ish-presdentit historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij.
Kreu i LDK-së tha se Rugova ishte themeltar i lirisë e Pavarësisë së Kosovës.
“Sot si çdo 21 janar shënojmë dhe nderojmë presidentit historik Ibrahin Rugova, i cili që 21 vite nuk është mes nesh por gjurmet e tij dhe trashigëmia e tij politike vazhdon të jetë qenjësore në Kosovë. Ibrahim Rugova ishte ati themeltarë i shtetit të Kosovës dhe prijësi ikonik lëvizjes nacionale shqipëtare dhe përpjekja e tij për liri e pavarësi është suksesi më i madh historik i sgqipëtarëve”, tha ai.