Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka deklaruar se kjo parti do të jetë kundër zgjatjes se masave emergjente për furnizimin me energji.
Në seancën e sotme parlamentare, ajo ka deklaruar se me këtë veprim qeveria po dëshiron ta legjitimojë shtrenjtimin e energjisë.
“Ne jemi kundër masave emergjente, rryma pritet të shtrenjtohet, dimrin e keni paralajmëruar se do të jetë shumë i vështirë, inflacioni në rritje, paga jo, keq me sindikatat, shëndetësinë e keni lënë pa ministër dhe mbi të gjitha me këtë kërkesë ju doni me e legjitimu se do të këtë rritje te çmimit të energjisë”, ka thënë Bunjaku.